Flash News

KRYESORE

Vendimet e KLP, gazetari: Mblidhet për qokat e partisë, emëron prokuror burrin e deputetes së PS

Gazetari Basir Çollaku i ka cilësuar si qoka për partinë vendimet e marra nga mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndër të tjera, sipas tij sot emërohet prokuror edhe bashkëshorti i deputetes së PS, Ermonela Felaj, pak ditë pasi Gjykata Administrative e Apelit mori vendimin për të urdhëruar Këshillin e Lartë të Prokurorisë që të emërojë në funksionin “prokuror” Bledar Valikajn, pavarësisht se ai nuk është “magjistrat”.

Reagimi:

KLP e Partise dhe Sigurimit te Shtetit mblidhet per qoka

Mblidhet KLP per te bere emerime e vendime sipas porosive partiake. Nje nder vendimet do te jete edhe berja prokuror e bashkeshortit e Ermonela Felajt, oficerin Bledar Valikaj, i cili minimalisht nuk eshte magjistrat, sic ligj e ka kriter detyrues. ?!?! Ligj ky i hartuar dhe miratuar nga mazhoranca socialiste. Por per bashkeshortin e Felajt kane gjetur nje tjeter shpikje ligore, qe eshte vendi Gjykate. Vendim te Gjykates Administrative te Apelit Tirane, sipas te cilit urdherohet KLP te emeroje prokuror Valikajn, jashte kritereve ligjore. Nje pyetje mbetet pa pergjigje ende nga KLP?

A i ka kaluar filtrat e DSIK dhe Sherbimit Informativ , oficeri, gjate te ushtrikit te detyres, ku ka ngjarje te dyshimta te pazbardhra.?! Ka nje akuze publike te ish Kryeministrit sipas te cilit Valikajt ju hoq liria paligjshmerisht, dhe u detyrua te rikthente detyrime kontraktore per çeshtje te marra persiper. ?! Eshte ngjarje qe ka lene ende gjurme. ? Ne kete menyre Felaj dhe Mania bashke po perpiqen ne keto forma te kontrollojne kupolen e sistemit te akuzes..

Të fundit