Flash News

KRYESORE

Vendimet e para të qeverisë “Rama 2”, këta janë emrat e kryetarit të ri të Kuvendit dhe ministrit të Brendshëm

Vendimet e para të qeverisë “Rama 2”, këta janë

Ndonëse ka vetëm dy ditë që është rikonfirmuar për një mandat të dytë, kryeministri Edi Rama e ka të qartë se kë do të emërojë në postet kyçe të qeverisë dhe kryetarit të Kuvendit.

Politiko.al mëson se Rama do të zëvendësojë Ilir Metën në krye të Kuvendit me Gramoz Ruçin. Ish-kreu i grupit parlamentar të PS-së është një prej deputetëve më të vjetër të Kuvendit dhe asnjëherë nuk ka mbajtur poste ministri. Pavarësisht se është figurë qendrore dhe e fortë e PS, Ruçi gjithnjë ka treguar gatishmëri për dialog me kundërshtarët, një cilësi e rëndësishme për drejtuesin e Kuvendit.

Sa i përket ministrit të Brendshëm, Rama ka konfirmuar gjatë fushatës se do të rikthejë në atë detyrë Fatmir Xhafajn. Xhafaj u largua pas marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës, por puna disa javore në krye të rendit ka mjaftuar që të marrë dakordësinë e Ramës për rikthimin në detyrë.

Të fundit