Flash News

KRYESORE

Vendimi: Enver Hoxha të pushojë dy herë në vit nga tre muaj!!

Vendimi: Enver Hoxha të pushojë dy herë në vit nga tre

Sot data shënon 16 tetor, që përkon me ditën e lindjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha. Duke parë anën komike, anën qesharake të kësaj diktature e këtij diktatori, gazetari Kastriot Dervishi boton sot vendimin e Byrosë Politike, që në 50-vjetorin e lindjes së tij, të merrte vendim për të ruajtur shëndetin e udhëheqësit, “të lodhur” nga “punët e mëdha”. Ja dokumenti dhe komenti i Dervishit:

Sa shumë lodhej komandanti!

Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të Sekretarit të Parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.

Ja vendimi:

“Vendim i brendshëm

Nr.138, Dt. 10.V.1958

Mbi kohën e punës që duhet të bëjë Sekretari i Parë i KQ të PPSH, shoku Ever Hoxha”

Byroja Politike e Komitetit Qendror të PPSH-së, në mbledhjen e saj të datës 10.V.1028, mbasi dëgjoi propozimin e shokut Mehmet Shehu, me qëllim që të ruhet shëndeti i Sekretarit të Parë të KQ të PPSH, shokut Enver Hoxha, vendosi :

  1. Shoku Enver Hoxha të marri pushimet, dy herë në vit, në një periudhë jo më pak se tre muaj
  2. Koha e punës së përditshme të mos jetë më shumë se katër orë, duke filluar rregullisht në orën 9 paradite, deri në orën 13.00
  3. Të tregohet më tepër kujdes nga sekretarët e tjerë të KQ për të lehtësuar sa më shumë punën e shokut Enver Hoxha dhe të marrin masa që aparatet e KQ materialet t’ia përgatisin të shkurtëra, të qarta dhe të pastra.

 

Sekretari i KQ të PPSH

Hysni Kapo”

 

Të fundit