Flash News

KRYESORE

Vendimi i gjykatës/ Holanda pjesërisht përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

Vendimi i gjykatës/ Holanda pjesërisht përgjegjëse për

Shteti holandez konsiderohet pjesërisht përgjegjës për vdekjen e 350 myslimanëve gjatë masakrës së Srebrenicës në vitin 1995, sipas një gjykimi të Gjykatës së Apelit të Hagës që u publikua sot.

“Gjykata gjykoi se shteti holandez veproi në mënyrë të paligjshme dhe dënoi shtetin që t’i japë një dëmshpërblim të pjesshëm familjeve të viktimave”, deklaroi gjyqtarja Gepke Dulek.

”Paqeruajtësit holandezë lehtësuan ndarjen e meshkujve dhe djemve myslimanë duke e ditur se ekzistonte rreziku real që të pësonin trajtime jonjerëzore ose që të ekzekutoheshin nga serbët e Bosnjes”, theksoi ajo.

Rreth 8 000 meshkuj dhe djem myslimanë janë vrarë në vitin 1995 gjatë gjenocidit të Srebrenicës, teatër i mizorive më të tmerrshme të kryera në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Të fundit