Flash News

KRYESORE

‘Vendimi i BE, mesazh dobësie’, Rama: Nuk kemi rrugë tjetër, përveç integrimit

‘Vendimi i BE, mesazh dobësie’, Rama: Nuk kemi rrugë

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, ku është pritur edhe me një ceremoni të posaçme shtetërore. Në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun italian Rama përshëndeti qëndrimin e shtetit italian sa i përket procesit të integrimit të Shqipërisë, duke theksuar se është besimplotë për integrimin drejt BE.

“Këshilli Europian nuk mori vendimin e duhur, duke na mohuar atë që meritonim. KE dha një mesazh dobësie. Por Shqipëria nuk ka tjetër rrugë, përveç integrimit. Ne besojmë se kemi partner të fortë, si Italia. Kam informuar edhe kryeministrin mbi reformat që do të vijojnë që të çohen përpara”-tha Rama.

Nga ana e tij Conte e cilësoi sërish vendimin e BE si gabim historik dhe shprehu mbështetje për nismat në biznese me vendin tonë.

Vizita e Ramës në Itali vjen pas vendimit të Komisionit Europian për të mos hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Disa ditë më parë Conte ishte i pranishëm në Tiranë, ku shprehu mbështetjen e Italisë kundrejt vendit tonë në rrugën e integrimit.

Rama pritet me ceremoni shtetërore në Itali, takim me kryeministrin Conte

Të fundit