Flash News

KRYESORE

Vendimi i DASH për Dakon, Mustafaj: Mesazh për Prokurorinë

Vendimi i DASH për Dakon, Mustafaj: Mesazh për Prokurorinë

Analisti Besnik Mustafaj ka komentuar në rubrikën ‘Opinion’ vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në SHBA kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako dhe familjes së tij.

Për Mustafajn ky është një moment që prokuroria të tregojë se sa e pavarur është.

“Në argumentin që jep DASH, dyshimet që shpreh nuk janë suprizë as për mua e as për opinionin publik shqiptar. Ka disa vjet që përmendet për korrupsion në përmasa shumë të mëdha. Në këtë kuptim nuk ka surprizë për dyshimet që artikulohen por një farë suyprirze për rrethanat që u bë ky lajm.

Dako është persona non grata në SHBA. Nga ana diplomatike është një mesazh që i dërgohet prokurorisë. Në mënyrë publike mban një qëndrim ndaj një njeriu dhe familjes së tij. Penalizimi i familjes së tij është më kuptim sepse do të thotë që familja ka qenë përfituese. Në vlerësimet që ka ambasada amerikane këtu, DASH atje, familja ka qenë përfituese”-u shpreh Besnik Mustafaj.

 

Të fundit