Flash News

KRYESORE

Vendimi i FIFA-s për Xhakajn dhe Shaqirin, reagon Ardit Gjebrea: S’treguan gishtin e mesit, megjithatë faleminderit!

Vendimi i FIFA-s për nisjen e një procedimi disiplinor për dy lojtarët e Zvicrës me origjinë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ka sjellë reagimin e parë në Shqipëri.

Moderatori Ardit Gjebrea e ka dënuar këtë vendim, e megjithatë e falënderon se në fund të fundit sipas tij, shqiptarëve u është bërë publicitet.

“Shaqiri dhe Xhaka nuk kanë treguar gishtin e mesit, por thjesht simbolin e një Shqiponje!

Nëse edhe FIFA nakatoset me prapambetjen e disa mendjeve të Ballkanit, mjerë Bota e Futbollit!

Megjithatë, faleminderit për publicitetin!”, shkruan Gjebrea në një postim të tij në rrjetet sociale, koment që i bashkëngjit kopertinën e “The Guardian”, e cila i ka dedikuar një artikull dy lojtarëve që bënë histori me simbolin e shqiponjës në ndeshjen me Serbinë.

Të fundit