Flash News

KRYESORE

Vendimi i gjykatës për trafikantin e drogës, Alket Hatija ekstradohet në Itali

Vendimi i gjykatës për trafikantin e drogës, Alket Hatija

Gjykata e Durrësit ka pranuar sot kërkesën e prokurorisë dhe vendosi të zhvillojë gjykimin për ekstradimin e Alket Hatija drejt Italisë, i cili sipas mediave italiane  është një trafikant i madh droge që vetëm me anë të celularit ishte i aftë të trafikonte drejt Italisë qindra kg lëndë narkotike. Droga hynte në Itali përmes kamionëve e automjetve me targa evropiane që kapërcenin kufirin në veri të Italisë e portet italiane.

Ne seancën e pare, mbrojtja kërkoi që shqyrtimi gjyqësor te mos nisë, me pretendimin se Hatija ka vuajtur ne Shqipëri dënimin për të gjitha veprat penale për te cilat kërkohet nga autoritetet italiane.

Gjykata nuk e pranoi këtë kërkese dhe vendosi qe te zhvillohet procesi gjyqësor, ne te cilin do te shqyrtohen faktet penale ne ngarkim te Hatijas.

Të fundit