Flash News

KRYESORE

Vendimi i Holandës për vizat, Fleckenstein si Rama: Ka motive politike

Vendimi i Holandës për vizat, Fleckenstein si Rama: Ka motive politike

Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein shprehet se votimi i parlamentit holandez pro rikthimit të vizave për shqiptarët ka motive politike pasi jemi në prag të zgjedhjeve të Parlamentit Europian. Sipas tij, krimi i organizuar nuk ka nevojë për vizë për të ushtruar veprimtarinë e tij në një shtet të caktuar.

“Mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga parlamenti holandez, përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian në maj, që gjithashtu mendoj se mbështet nga disa politikanë shqiptarë. Nuk shoh asnjë rrezik nga qytetarët shqiptar që të pezullohet liberalizimi i vizave dhe jam i suprizuar që parlamentarët holandez mendojnë se krimi i organizuar ka nevojë për vizë që të veprojë”, është shprehuar ai në një prononcim për Opinion.al.

Në të njëjtën mënyrë u shpreh edhe kryeministri Rama në seancën e së enjtes në parlament, ku deklaroi se “është një vendim thjeshtë dhe vetëm politik në vazhdën e një procesi elektoral në një vend si Holanda, ku nuk është sekret ka një zhvillim të vazhdueshëm të një politike intesive kundër zgjerimit dhe emigrantëve dhe shqiptarëve”.

Knut Fleckenstein është raporter për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe përfaqësues i social-demokratëve gjermanë në këtë institucion.

Të fundit