Flash News

KRYESORE

Vendimi i KLGJ për Dvoranin, si e komentoi Meta nga ‘Varrezat e Dëshmorëve’

Vendimi i KLGJ për Dvoranin, si e komentoi Meta nga ‘Varrezat e

Presidenti Ilir Meta nuk ka preferuar ta komentojë drejtëpërdrejtë vendimin që sot Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet të japë për Ardian Dvoranin, të cilit i ka mbaruar mandati si kryetar i KED dhe anëtar i Gjykatës së Lartë.

I pyetur nga gazetarët pas kryerjes së homazheve bashkë me kryeministrin Rama dhe kryeparlamentarin Ruçi, Meta tha se  kjo është një ditë angazhimi që Shqipëria demokratike të realizohet plotësisht.

“Sot është Dita e Dëshmorëve, dita e nderimit tonë pë rata që kanë dhënë jetën dhe gjithcka të shenjtë për vendin tonë, kështu që është një ditë për të shprehur jo vetëm përulësinë ndaj veprës së tyre, por edhe për të përshëndetur të gjithë familjarët e tyre, pasardhësit e tyre, që kontribuuan gjatë asaj lufte dhe sakrifice të jashtëzakonshme. Është edhe një ditë për t’u angazhuar që Shqipëria e lirë dhe demokratike, për të cilën ata dhanë jetën, të realizohet plotësisht”, u shpreh Meta.

Të fundit