Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vendimi i Kurtit për taksën, reagon Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe
Vijojnë reagimet ndaj vendimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës ndaj mallrave serbe.
Një reagim i rëndësishëm ishte ai i Kryeministrit të Britanisë së Madhe, Boris Johnson. Sipas një njoftimi të ambasadës britanike në Kosovë, Johnson, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe ka mbështetur vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
“Kryeministri mbështeti rinisjen e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës. Ai mirëpriti tërheqjen e pjesshme të Kosovës të tarifave ndaj mallrave nga Serbia dhe inkurajoi reagim pozitiv. Ai tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë me ngulm heqjen e plotë të tarifave”, thuhet në deklaratë.
Për çështjen e taksës, më herët pasditen e sotme ka pasur edhe një reagim nga ana e Zyrës së përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Josep Borell. Bashkimi Evropian e ka mirëpritur njoftimin se Kosova do të heqë tarifat për importin e lëndëve të para nga Serbia dhe nga Bosnja dhe Hercegovina.