Flash News

KRYESORE

Vendimi i Metës, Rama mbledh me urgjencë ambasadorët e BE

Vendimi i Metës, Rama mbledh me urgjencë ambasadorët e BE

Pak pasi presidenti Ilir Meta firmosi sot në mëngjes ç’dekretimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, mazhoranca ka nisur lëvizjet, duke mbledhur fillimisht Kryesinë e PS.

Nga ana tjetër, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar takim me ambasadoret e Bashkimit Evropian sot në orën 11:00.

Po ashtu, në orën 10.00 ambasadorët mblidhen në selinë e delegacionit të BE-së, të drejtuar nga Luigi Soreca, lidhur me përplasjen e krijuar sot, pas vendimit të presidentit për shtyrjen e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali deklaroi pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialistë se këtë të enjte në seancën parlamentare do të nisin procedurat për shkakrimin e presidentit, ndërsa e ka cilësuar vendimin e Metës si një akt brutal.

“Kryesia e PS e diskutoi aktin brutal të Ilir Metës. Kryesia e PS vendosi që të enjten në seancën plenare të zhvillojë një debat të gjatë duke shtjelluar argumentet se si Meta ka sulmuar brutalisht Republikën, ka shpikur një institucion që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ky debat do ti takojë kolegjit zgjedhor. Ne si kryesi e PS mendojmë se Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë pozicion, parlamenti do nisë procedurat për shkarkimin e Metës pas shtjellimit të argumenteve, pasi është detyra jonë për të mbrojtur Kushtetutën dhe rendin kushtetues”, u shpreh Spiropali.

Të fundit