Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Vendimi i opozitës për djegien e mandateve, jehonë në mediat ndërkombëtare
Mediat ndërkombëtare në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Amerikën Latine po raportojnë për vendimin e opozitës shqiptare për të djegur mandatet e deputetëve. Këto media i kanë kushtuar vëmendje gjithashtu thirrjeve që kanë ardhur nga përfaqësitë e SHBA-së dhe BE-së në Tiranë, si dhe protestës që do të organizohet nesër përpara Parlamentit.
Associated Press (SHBA), Reuters (Rrjet ndërkombëtar), Ansa (Itali), Euractiv (BE), Prensa Latina (Kubë), Fox News (SHBA) dhe Washington Post (SHBA) janë vetëm disa prej mediave të njohura që po i kushtojnë vëmendje zhvillimeve në Shqipëri.
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike vendosi sot në mënyrë unanime që të djegë menjëherë mandatet e deputetëve, ndërkohë që mazhoranca socialiste shprehet e vendosur për të mos pranuar kërkesën për qeveri tranzitore, e cila do të organizojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme.