Flash News

KRYESORE

Vendimi i Presidentit Meta për Cakajn, flet Ramush Haradinaj

Vendimi i Presidentit Meta për Cakajn, flet Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka refuzuar të komentojë mos dekretimin e Gent Cakajt nga presidenti Meta si Ministër të Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Në një konferencë për media në zyrat e partise AAK-së, Haradinaj pohoi se kjo është çështje e Shqipërisë dhe se ai i respekton qëndrimet e çdo institucioni.

“Nuk mund ta komentoj. Nuk është detyrë e imja ta komentoj dhe s’kam as të drejtë ta komentojë është detyrë e Qeverisë së Shqipërisë. Veç se është qytetar i Kosovës nuk do të thotë që kam të drejtë  me e komentu. Kjo është çështje e Shqipërisë dhe ne i respektojë qëndrimet e institucioneve të Shqipërisë”, përfundoi Haradinaj.

Të fundit