Flash News

KRYESORE

Vendimi i Prokurorisë: Ky ekip duhet përjashtuar nga Serie A

Vendimi i Prokurorisë: Ky ekip duhet përjashtuar nga Serie A

Parma nuk duhet të lejohet të rikthehet në Serinë A pas përpjekjeve për të shitur ndeshje nga një prej lojtarëve të saj, deklaroi prokuroria para një gjykate italiane të futbollit.

“Parmas duhet t’i hiqen dy pikë nga pikët e grumbulluara vitin e kalur në Serinë B si dhe t’i hiqet e drejta për t’u promovuar në Serinë A, tha prokuroria”, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Nga ana tjetër, gjykata mund të lejojë Parman, që falimentoi në vitin 2015 dhe që prej asaj kohe arriti tre ngjitje në kategori, që të rikthehet në Serinë A, por me një penalizim prej gjashtë pikësh.

Nëse gjykata e Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) pranon kërkesën e prokurorisë, në vend të Parmas në Serie A do të hyjë Palermo.

Të fundit