Flash News

KRYESORE

Vendimi i Prokurorisë për 11 të arrestuarit e protestës së ‘Astirit’, burg për gjashtë prej tyre

Vendimi i Prokurorisë për 11 të arrestuarit e protestës

Tensionimi i situatës në protestën që u zhvillua para Kuvendit të Shqipërisë nga banorët e zonës së “Astirit”, kur këta të fundit tentuan të hynin me forcë në Parlament gjatë kohës që atje po mbante fjalën e tij kryeministri Rama, ka sjellë edhe plagosjen e disa efektivëve të policisë.

Nga protesta pati 11 të arrestuar, ku pikërisht sot ka dal vendimi përfundimtar i Prokurorisë.

Ajo ka kërkuar  “Arrest me burg” për 6 nga 11 të arrestuarit ndërsa për pesë të tjerë “Detyrim paraqitje”. Kërkohet burg për Fluturim Golecin, Dorjan Protoduari, Ruzhdi Dacin, Marsel dhe Shpati Verlillari. Këkohet detyrim paraqitje përLulzim Dolzhani, Ali Nalic, Erald Mucaj, Alban e Paolo Ahmetcenaj.

Të fundit