Flash News

KRYESORE

Vendimi i qeverisë, caktohet numri i policëve bashkiak për Tiranën dhe Durrësin

Vendimi i qeverisë, caktohet numri i policëve bashkiak për

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar strukturën e re sa i takon numrit të policëve bashkiak për Bashkitë Tiranë dhe Durrës.

Sipas vendimit,  numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Tiranë, bëhet 428 veta, ndërsa për bashkinë Durrës, 80 veta.

Po sipas vendimit në fjalë, numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive bëhet, gjithsej 1315.

Vendimi

V E N D I M PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.313, DATË 1.7.2002, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E STRUKTURËS, TË NUMRIT TË PUNONJËSVE DHE SHPENZIMEVE BUXHETORE TË POLICISË SË BASHKISË DHE KOMUNËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.8224, datë 15.5.1997, “Për organizimin dhe funksionimin e policisë së bashkisë dhe komunës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në lidhjen bashkëlidhur vendimit nr.313, datë 1.7.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë:

  1. Në pikën 1, të kreut VI, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Durrës, bëhet 80 (tetëdhjetë) veta.
  2. Në pikën 19, të kreut XXXIV, numri maksimal i punonjësve të policisë bashkiake, për Bashkinë Tiranë, bëhet 428 (katërqind e njëzet e tetë) veta.
  3. Numri i përgjithshëm i punonjësve të policisë së bashkive bëhet, gjithsej, 1 315 (një mijë e treqind e pesëmbëdhjetë) veta.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të fundit