Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Vendimi i qeverisë, krijohen strukturat e integrimit evropian në çdo bashki
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka vendosur krijimin e strukturës së integrimit evropian në çdo bashki të vendit, si njësi bazë e vetëqeverisjes vendore. Në vendimin e zbardhur nga qeveria bëhet e ditur edhe përgjegjësitë e kësaj strukture.
Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me/dhe me drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbështet, koordinon dhe monitoron forcimin e kapaciteteve të bashkive për përmbushjen e kritereve dhe të standardeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian për funksionet e veta apo të deleguara të bashkisë.
Vendimi
V E N D I M
PËR
BASHKËRENDIMIN DHE KOORDINIMIN E PROCESIT TË INTEGRIMIT EVROPIAN, NDËRMJET QEVERISJES QENDRORE DHE NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, pika 1, nënpika 1.1, shkronja “c”, 10, 11, dhe 12, pika 3, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Krijimin e strukturës së integrimit evropian në çdo bashki, si njësi bazë e vetëqeverisjes vendore, brenda strukturave të tyre administrative ekzistuese, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”.
- Përgjegjësitë e strukturës së integrimit evropian që krijohet në bashki janë, si më poshtë vijon:
- a) Bashkërendimi dhe mbështetja e strukturave administrative të bashkisë për zbatimin e politikave, të legjislacionit, të investimeve dhe të shërbimeve të lidhura apo që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, në nivel vendor;
- b) Bashkërendimi i strukturave administrative dhe përfaqësimi i bashkisë në marrëdhënien me strukturat e qeverisjes qendrore përgjegjëse për integrimin evropian dhe proceset përbërëse të tij;
- c) Bashkërendimi i strukturave administrative të bashkisë për rritjen e kapacitetit përthithës të përdorimit të asistencës së Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian në nivel vendor;
ç) Bashkërendimi, organizimi dhe drejtimi i aktivitetit publik të bashkisë, me qëllim realizimin e funksioneve të veta apo të deleguara në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe të zbatimit të asistencës të Bashkimit Evropian për këtë proces;
- d) Mbështetja dhe drejtimi i strukturave administrative të bashkisë për përgatitjen, zbatimin, monitorimin, vlerësimin dhe informimin për projektet e financuara nga programet e asistencës së Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian në nivel vendor;
- dh) Hartimi çdo 6 (gjashtë) muaj ose, nëse kërkohet, sipas rastit, për të informuar Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, lidhur me përmbushjen e kritereve dhe të standardeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian dhe/ose zbatimit të asistencës së BE-së, për funksionet e veta apo të deleguara të bashkisë;
- e) Informimi në mënyrë periodike i publikut dhe i grupeve të tjera të interesit për procesin e integrimit evropian, për politikat e BE-së dhe mundësitë për përfitim nga asistenca e Bashkimit Evropian, nëpërmjet këndeve të Bashkimit Evropian, të cilat krijohen dhe funksionojnë brenda bashkisë;
ë) Administrimi dhe publikimi i informacionit rreth Bashkimit Evropian dhe procesit të integrimit evropian të Republikës së Shqipërisë, në faqen zyrtare të internetit të bashkisë, informacion i cili duhet të ketë formë dhe përmbajtje të unifikuar për të gjitha bashkitë;
- f) Organizimi i aktiviteteve informuese dhe promovuese mbi programet dhe projektet e Bashkimit Evropian, me mbikëqyrjen dhe mbështetjen e strukturave të Koordinatorit Kombëtar të Instrumentit të Parazgjerimit (NIPAC).
- Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me/dhe me drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, mbështet, koordinon dhe monitoron forcimin e kapaciteteve të bashkive për përmbushjen e kritereve dhe të standardeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian për funksionet e veta apo të deleguara të bashkisë dhe ka këto përgjegjësi:
- a) Monitoron në mënyrë periodike përmbushjen e detyrimeve nga bashkitë, lidhur me ngritjen e strukturave të integrimit evropian dhe performancën në zbatimin e funksioneve të tyre, sipas përcaktimit të këtij vendimi;
- b) Monitoron, mbështet dhe koordinon punën për zgjidhjen e problemeve të hasura, nëpërmjet Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, me qëllim funksionimin e strukturës së integrimit evropian në çdo bashki;
- c) Mbështet bashkinë në përcaktimin e fushave, prioriteteve dhe/ose çështjeve ku duhet të orientohet kërkesa e tyre për asistencën e Bashkimit Evropian;
ç) Bashkërendon me bashkitë procesin e vlerësimit kombëtar të performancës së tyre mbi plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian;
- d) Analizon zbatimin e masave për realizimin e agjendës së integrimit evropian në nivel vendor dhe ndikimin në lidhje me procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
- Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbikëqyr, jep orientim strategjik dhe informon mbi procesin e integrimit evropian dhe politikat e programet respektive, të cilat mund të zbatohen në nivel vendor dhe ka këto përgjegjësi:
- a) Siguron pjesëmarrjen e përfaqësuesve të njësive të vetëqeverisjes vendore në forumet apo strukturat konsultuese për procesin e integrimit evropian dhe të asistencës së Bashkimit Evropian për këtë proces;
- b) Bashkërendon punën me Ministrinë e Brendshme dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, lidhur me asistencën dhe mbështetjen e bashkive në procesin e forcimit të kapaciteteve të tyre për procesin e integrimit evropian;
- c) Informon mbi asistencën e Bashkimit Evropian për procesin e integrimit evropian, përfshirë programet nga të cilat përfitojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore;
ç) Informon bashkitë lidhur me hapjen e thirrjeve për propozime, në kuadër të programeve të ndryshme të financuara nga Bashkimi Evropian, nga të cilat përfitojnë njësitë e vetëqeverisjes vendore;
- d) Mundëson konsultimin e bashkive në lidhje me procesin e aplikimeve, duke shërbyer njëkohësisht si pikë lidhjeje e tyre me strukturat përkatëse të menaxhimit të programeve të financuara nga Bashkimi Evropian;
- dh) Mbikëqyr kapacitetin dhe masën e përthithjes së asistencës së Bashkimit Evropian nga bashkitë.
- Ministritë janë përgjegjëse për sigurimin e informacionit të nevojshëm për problemet sektoriale që lidhen me zbatimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian, sipas sektorëve që mbulojnë dhe në përputhje me funksionet e bashkive dhe kanë këto përgjegjësi:
- a) Të caktojnë personin përgjegjës që do të shërbejë si pika kryesore e komunikimit me Ministrinë e Brendshme;
- b) Të japin informacion për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian dhe donatorë të tjerë për sektorin që mbulojnë, ku përfitues është bashkia;
- c) Të analizojnë të dhënat specifike që dalin nga vlerësimi kombëtar i përformancës së bashkive, lidhur me procesin e integrimit evropian, sipas sektorëve që mbulojnë.
- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit të ngrejë platformën elektronike intranet, të dedikuar për bashkitë, e cila do të shërbejë për ndarjen e praktikave më të mira, eksperiencave dhe informacionit mbi aktivitetet dhe çështjet e Bashkimit Evropian në bashki.
- Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministritë e linjës dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38