Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM).
Në vendim thuhet se AKUM-i është organ shtetëror i specializuar në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, të trajtimit të ujërave të ndotura dhe mbetjeve, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë vendim. Përgjegjësia e AKUM-it në fushën e mbetjeve urbane lidhet me planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve, sipas fushës së përgjegjësisë të ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën.
Vendimi
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE TË UJËSJELLËS-KANALIZIMEVE DHE INFRASTRUKTURËS SË MBETJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, dhe të nenit 6, të ligjit nr.90, datë 27.9.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM).
- AKUM-i është person juridik publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për infrastrukturën (ministri).
- AKUM-i është organ shtetëror i specializuar në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, të trajtimit të ujërave të ndotura dhe mbetjeve, në përputhje me kompetencat e përcaktuara në këtë vendim. AKUM-i mbështet teknikisht politikat e ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e përcaktuara në strategjitë sektoriale. Përgjegjësia e AKUM-it në fushën e mbetjeve urbane lidhet me planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve, sipas fushës së përgjegjësisë të ministrisë përgjegjëse për infrastrukturën, e përcaktuar me vendimin nr.504/2017, të Këshillit të Ministrave.
- AKUM-i ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema e AKUM-it përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.
- Vula e AKUM-it ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
- AKUM-i ka statusin e agjencisë kombëtare në nivel qendror, me seli në Tiranë.
- AKUM-i drejtohet nga drejtori i përgjithshëm, i cili organizon dhe drejton të gjithë veprimtarinë e kësaj agjencie dhe përgjigjet para ministrit. Drejtori i përgjithshëm mbështetet në veprimtarinë e tij nga një zëvendësdrejtor i përgjithshëm.
- Drejtori i përgjithshëm emërohet nga ministri përgjegjës për çështjet e infrastrukturës. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm emërohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm. Marrëdhëniet e punës të drejtorit të përgjithshëm, zëvendësdrejtorit të përgjithshëm, nëpunësve, punonjësve, që zbatojnë projekte me financim të huaj, si dhe punonjësve të tjerë, rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.
- Struktura dhe organika e AKUM-it miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Rregullorja për metodat e brendshme të punës dhe për sjelljen e personelit të AKUM-it miratohet nga ministri, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm të agjencisë.
- AKUM-i ka si mision zbatimin e politikës specifike shtetërore në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, trajtimin e ujërave të ndotura dhe planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve, sipas pikës 3, të këtij vendimi, deri sa ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve dhe ndërmarrjet e menaxhimit të infrastrukturës së mbetjeve të jenë të afta për të kryer këto funksione.
- AKUM-i e ushtron veprimtarinë e vet në këto fusha përgjegjësie shtetërore derisa ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve të jenë të afta për të kryer funksionet, si më poshtë vijon:
- a) Shërbimin e furnizimit me ujë dhe ujësjellës kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të ndotura urbane;
- b) Fushën e mbetjeve urbane, në lidhje me planifikimin territorial, infrastrukturën e mbetjeve dhe implementimin e tyre, sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij vendimi.
- AKUM-i, nëpërmjet autoritetit të tij ligjor e teknik, koordinon dhe monitoron të gjitha aktivitetet sektoriale të ujësjellës-kanalizimeve, trajtimin e ujërave të ndotura, planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve, në bashkëpunim me të gjitha institucionet e vendit, në nivel qendror e vendor. AKUM-i mbështet teknikisht zbatimin e politikave dhe strategjive në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, të trajtimit të ujërave të ndotura, planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve.
- AKUM-i ushtron këto kompetenca specifike:
- a) Propozon ndryshimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, të trajtimit të ujërave të ndotura, planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve dhe është pjesë e hartimit të politikave e strategjive kombëtare të tyre;
- b) Monitoron zbatimin e strategjive sektoriale të ujësjellës-kanalizimeve, trajtimit të ujërave të ndotura, planifikimin territorial e infrastrukturën e mbetjeve dhe të implementimit të tyre;
- c) Përgatit planifikimin e nevojave për investime për ndërtimin/ rehabilitimin/zgjerimin e sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve, të impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura (ITUN) edhe për sa i përket planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve, si dhe për implementimin e tyre, bazuar në programet e qeverisë dhe në masterplanet kombëtare sektoriale;
ç) Orienton nga pikëpamja teknike e menaxheriale dhe bashkëpunon për të gjitha projektet e ujësjellës-kanalizimeve, të ITUN-eve, planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve, të financuara nga buxheti i shtetit, buxheti i bashkisë, buxheti i shoqërisë “Ujësjellës – Kanalizime”, sh.a., apo institucione financiare ndërkombëtare, me qëllim garantimin dhe zbatimin e rregullave teknike të projektimit, zbatimit e shfrytëzimit dhe monitoron ecurinë e tyre;
- d) Koordinon, nxit dhe bashkëpunon me institucionet shtetërore, institucionet financiare ndërkombëtare, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e strategjive të sektorit për shërbimet e ujësjellës-kanalizimeve, të trajtimit të ujërave të ndotura dhe planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve;
- dh) Përgatit metodologjinë dhe realizon shpërndarjen e subvencioneve të planifikuara në buxhetin e shtetit në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, në përputhje me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi;
- e) Është institucioni përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e procedurave e të programit të monitorimit për shërbimet e furnizimit me ujë, të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura e infrastrukturën e mbetjeve;
ë) Ka të drejtë të ushtrojë kontrolle, me karakter teknik, në çdo subjekt që është ofrues i shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve, trajtimit të ujërave të ndotura dhe infrastrukturës së mbetjeve;
- f) Propozon treguesit dhe kriteret që duhet të arrijë çdo ofrues i shërbimeve në sektorin e ujësjellës-kanalizime në kontratën e performancës, e cila firmoset nga palët. Këto kritere miratohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet e ujësjellës-kanalizimeve dhe mbetjeve;
- g) Mbështet politikëbërësit për hartimin dhe zbatimin e akteve nënligjore e të procedurave për procesin e kalimit të administrimit të shërbimeve të furnizimit me ujë, kanalizime dhe trajtimin e ujërave të ndotura nga pushteti vendor në atë qendror, në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve kontraktuale, sipas kontratës së performancës, të lidhur ndërmjet palëve;
- gj) Planifikon nevojat për trajnime dhe koordinon punën për realizimin e tyre;
- h) Menaxhon dhe monitoron zbatimin e masterplanit kombëtar të ujësjellës-kanalizimeve dhe krijon e menaxhon platformën kombëtare të aseteve të ujësjellës-kanalizime, bazuar në sistemin GIS (Geographical Information System);
- i) Është institucioni përgjegjës për zbatimin e masterplanit kombëtar të mbetjeve për sa i përket planifikimit territorial dhe infrastrukturës së mbetjeve urbane;
- j) Ushtron çdo të drejtë tjetër, të përcaktuar në akte ligjore e nënligjore;
- k) Shërben si koordinues dhe asistues i qeverisë, kur kërkohet, dhe i njësive të qeverisjes vendore për nismat për investime në fushën e ujësjellës-kanalizimeve, të trajtimit të ujërave të ndotura dhe në planifikimin territorial dhe infrastrukturën e mbetjeve, si dhe ofron këshillime gjatë procesit të hartimit të projekteve në këto fusha. Asistenca e AKUM-it në fushën e planifikimit territorial dhe të infrastrukturës së mbetjeve jepet, ndërmjet të tjerave, por pa u kufizuar në, për qendrat e transferimit, investimet në impiantet e incenerimit, në përcaktimin e venddepozitimeve (urbane dhe inerte), për impiantet e ricklimit, të kompostimit dhe të trajtimit të ujërave të ndotura të lendfillit, për impiantet e trajtimit të gazit, për rehabilitimin dhe mbylljen e venddepozitimeve ekzistuese, etj.;
- l) Ka të drejtë të jetë pjesë e subjektit të kompetencave të përbashkëta, sipas përcaktimeve të ligjit të vetëqeverisjes vendore.
- Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve (AKUK), me hyrjen në fuqi të këtij vendimi ristrukturohet në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve. Të gjitha të drejtat, detyrimet dhe funksionet e AKUK-ut do të vazhdojnë të ushtrohen prej tij deri në fillimin e veprimtarisë së organeve të AKUM-it. Për nëpunësit civilë aktualë të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve zbatohen dispozitat e përcaktuara në legjislacionin për nëpunësit civilë në rastin e mbylljes dhe të ristrukturimit të institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës.
- Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga buxheti i shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
16.Vendimi nr.504, datë 6.7.2016, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve”, i ndryshuar, shfuqizohet.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38