Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Në mbledhjen e djeshme, qeveria ka vendosur të miratojë një ndryshim sa i takon ligjit të gradave në policinë e shtetit.
Sipas vendimit të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave thuhet se, në faqen 2, pas gradës ‘Inspektor’ shtohen gradat, ‘Inspektor i dytë’ dhe ‘Inspektor i parë’.
Vendimi
V E N D I M PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.55, DATË 27.1.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PARAQITJES, TË FORMËS DHE SPECIFIKIMEVE TEKNIKE TË GRADAVE, SIMBOLEVE, UNIFORMAVE DHE SHENJAVE TË POLICISË SË SHTETIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 62, 97 dhe 98, pika 1, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në albumin bashkëlidhur vendimit nr.55, datë 27.1.2016, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në lidhjen 1, “Paraqitja, forma dhe të dhënat teknike të gradave të Policisë së Shtetit”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Në faqen 2, pas gradës “INSPEKTOR”, shtohen gradat:
1/1.“INSPEKTOR I DYTË”;
1/2.“INSPEKTOR I PARË”.
iiFigura nr.1, në faqen 3, zëvendësohet me figurën me të njëjtin numër, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi;
iii. Pas figurës nr.1, në faqen 3, shtohen figurat nr.1/1 dhe nr.1/2, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi.
b) Në lidhjen 4, “Shenjat e Policisë së Shtetit”, figura nr.1, në faqen 53, zëvendësohet me figurën me të njëjtin numër, sipas lidhjes që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2018, miratuar për Ministrinë e Brendshme, programi buxhetor “Policia e Shtetit”.
3.Ngarkohet Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA