Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Vendimi i shteteve të BE-së, merr fund tortura për emigrantët e bllokuar në Mesdhe
Pesë shtete të Bashkimit Evropian kanë vendosur që të pranojnë dhjetëra emigrantë të bllokuar prej javësh në një anije shpëtimi të tejmbushur, duke i dhënë fund vuajtjeve të tyre.
Italia refuzonte që të linte të zbrisnin në territorin saj emigrantët, të cilët u detyruan që të qëndronin në Mesdhe. Kjo solli shumë mosmarrëveshje mes shteteve evropiane, nisur nga kushtet e vështira që emigrantët po kalonin.
Rreth 140 emigrantë, kryesisht afrikanë, të shpëtuar në Mesdhe që nga fillimi i gushtit përmes operacionit Krahët e Hapura, qenë detyruar të qëndronin në një anije të regjistruar në Spanjë.
Emigrantët më në fund u zhvendosën në ishullin sicilian të Lampeduzës të martën mbrëma pas urdhrit të një prokurori italian që anija të konfiskohej dhe të evakuohej. Disa nga emigrantët u përpoqën të notonin drejt bregut.
Situata solli mjaft debate dhe pas diskutimeve, Spanja, Franca, Gjermania, Luksemburgu dhe Portugalia kanë rënë dakord t'i pranojnë të gjithë, tha një zëdhënëse e Komisionit Evropian në Bruksel.