Flash News

KRYESORE

Vendimi në mbledhjen e PD, do braktisen komisionet, përjashtim bën “Tahiri”

Vendimi në mbledhjen e PD, do braktisen komisionet, përjashtim

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është marrë vendimi për të bojkotuar mbledhjet e komisioneve të Parlamentit. Deputetët e opozitës nuk do të jenë të pranishëm në këto komisione, më përjashtim të rasteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me interesin qytetar.

Politiko.al mëson se i vetmi komision që nuk do të braktiset nga demokratët është Komisioni Hetimor për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky komision është ngritur me kërkesë të PD-së dhe deputetët pretendojnë se kanë prova dhe fakte që tregojnë implikimin e deputetit socialist, Tahiri, në trafikun e kanabisit.

Biznesi i vogël ul nesër qepenat, Basha mbledh grupin parlamentar; Pikat ku do protestohet në kryeqytet

Të fundit