Flash News

KRYESORE

Vendimi në Shkodër, Gjykata lë në qeli katër protestues, lirohen shtatë të tjerë

Vendimi në Shkodër, Gjykata lë në qeli katër

Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për të lënë në burg katër prej protestuesve të Kukësit. Gjykata e Apelit ka lënë në qeli shtetasit Elton Cengu, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata dhe Vasil Laccin, për protestën e zhvilluar pak javë më parë në Kalimash, kundër tarifës në ‘Rrugën e Kombit’.

Shtatë prej të arrestuarve të tjerë janë të lirë dhe u është caktuar masa e ‘detyrim paraqitje’.

Vendimi i gjykatësve ka shkaktuar irritim jashtë ambienteve të institucionit ku familjarët e të arrestuarve e kanë konsideruar të turpshëm dhe kanë kërkuar lirimin e protestuesve.

Vendimi:

Elton Cengu  - Mbetet në qeli

Florin Onuzi – Mbetet në qeli

Vasil Laçi – Mbetet në qeli

Shkelqim Vata – Mbetet në qeli

Shpëtim Toda – Pushohet hetimi

Xhevahir Hereni – Detyrim paraqitje

Edmond Matmuja – Detyrim paraqitje

Ervis Oruçi – Detyrim paraqitje

Rasim Onuzi – Detyrim paraqitje

Abdi Haziraj – Detyrim paraqitje

Xhevahir Gashi – Detyrim paraqitje

Të fundit