Flash News

KRYESORE

Vendimi i papritur, Gramoz Ruçi dorëhiqet nga detyra e lartë në parti

Vendimi i papritur, Gramoz Ruçi dorëhiqet nga detyra e lartë

Gramoz Ruçi ka njoftuar sot vendimin e papritur për t’u dorëhequr nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm i Asamblesë së Partisë Socialiste. Vendimin Ruçi e ka bërë të ditur gjatë mbledhjes së Asamblesë, ndërsa ka falënderuar të gjithë anëtarët socialistë.

“Arsyet e dorëheqjes besoj se i kuptoni të gjithë, për shkak të detyrës së re që më keni ngarkuar. Detyra e Sekretarit të Përgjithshëm kërkon angazhim me kohë të plotë”, u shpreh Ruçi përpara anëtarëve të tjetër të PS.

Largimi i Ruçit nga ky post vjen për shkak të angazhimit të tij si kryetar i Kuvendit, detyrë e marrë pak javë më parë.

Tashmë Rama do të duhet të zgjedhë pasuesin e Ruçit në si Sekretar të Përgjithshëm.

Qazim Sejdini shfaqet në Tiranë, gazetarja e kap të papërgatitur me pyetjen para kolegëve socialistë

Të fundit