Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Si çdo vit në ekranet e shqiptarëve, transmetohej një ndër show-t më të mëdhenj televiziv i ndjekur në Shqipëri edhe më gjerë, “Big Brother Albania”.
Ai pati një sukses shumë të madh për vite me radhë, dhe jo vetëm për shkak të audiencës së gjerë që e ndiqte çdo vit transmetimi për 3 muaj me radhë, por, gjithashtu, edhe për personazhet e spikatur e të veçantë që shtëpia më e famshme në Shqipëri, kishte. Por mesa duket, këtë vit nuk kanë nisur audicionet për “Big Brother Albania 10”. Kjo është vënë re edhe nga mungesa e spotit publicitar që niste që në shtator për përgatitjen dhe paraqitjen e pretendentëve në audicionet e fshehta, por, gjithashtu, është konfirmuar edhe nga burime të brendshme për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, duke thënë se produksioni do ta bëjë “pushim” këtë vit duke pritur se vitin tjetër do të ketë të reja akoma më interesante lidhur me shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Mbase mund të marrin sërish formatin e huaj duke futur brenda saj jo njerëz të thjeshtë për t’i bërë të famshëm, por mbase VIP-a që tashmë janë të njohur dhe shumë të dashur për publikun. Megjithatë ende nuk është thënë fjala e fundit për surprizat, që na pret sezoni i ri, por një gjë është e sigurt, që produksioni ka një vit të plotë kohë për ta bërë këtë show akoma edhe më surprizues dhe të dashur për shikuesit.
Ndërkohë kujtojmë ndër vite fituesit e 9 sezoneve të “Big Brother Albania”. Ku janë ata tani? Me çfarë merren? A iu shërbeu sadopak fama që morën apo u mjaftuan me çmimin e madh?
Arbri
“Big Brother 1”, duke qenë se ishte dhe i pari në transmetim nga TCH kishte një audiencë shumë të madhe. Fituesi i parë doli një djalë i mirë dhe shumë i shkolluar si Arbri. Loja e Arbrit ishte shumë “low profile”, duke transmetuar kulturë dhe tolerancë tek të gjithë konkurrentët e tjerë. Qetësia që e karakterizoi gjatë gjithë lojës i siguroi Arbrit një vend në finalen e madhe dhe më në fund fitoren. Arbri ishte një fitues, i cili përdori shumë pak strategji për të fituar pasi ishte formati i parë i reality show në Shqipëri .
Qetsori
Ai ka qenë edicioni më i ndjekur, pa dyshim, ndër 9 edicionet e transmetuara deri tani, duke shtuar, gjithashtu, se ishte edhe më aktivi i “Big Brotherit”. Edicioni i dytë ka qenë një edicion me plot intriga, dashuri, miqësi, seks dhe përplasje. Përzgjedhja e karaktereve në këtë edicion ishte perfekte duke ndërthurur shumë lloje temperamentesh dhe karakteresh në një format të vetëm. Fituesi i këtij edicioni ishte Qetsori, i cili ka qenë që prej ditës së parë deri në fund i nominuar. Loja e tij e “pisët” dhe agresive e solli atë në qendër të vëmendjes të reality show-t. Një ndër armët e tij më të forta ishte dhe roli i leadership-it (drejtuesit) që e karakterizonte në shtëpi, ku ai ishte kuzhinieri kryesor dhe iniciatori i çdo debati.
Jetmiri
Edicioni i tretë ishte një edicion, i cili u karakterizua nga një spektakël i jashtëzakonshëm dhe karaktere të shumtë. “Big Brother 3” ishte një luftë e vërtetë. Fitues doli Jetmiri, konkurrenti nga Vlora, i cili ishte një kopje identike e Qetsorit. Ai ishte mjaft agresiv dhe prepotent ndaj gjithë konkurrentëve të tjerë dhe arriti të krijojë edhe një lidhje brenda shtëpisë. Të gjitha këto e vendosën Jetmirin në qendër të vëmendjes duke fituar kështu edhe simpatinë e të gjithëve.
Ermela
Ajo ishte fituesja e parë femër pas 3 edicionesh të “Big Brother Albania”. Ermela ishte një nga konkurrentet më inteligjente dhe që luajti më së miri me gjithë karakteret e pjesëtareve në lojë dhe u kurorëzua si mbretëresha e edicionit numër Ajo mbajti një qëndrim perfekt ndaj të gjithë pjesëmarrësve të tjerë duke u përpjekur gjithmonë për të provokuar anën më të keqe të karakterit të tyre.
Arbri
Ky ishte një ndër të vetmit edicione ku u diskutua shumë për fituesin, pasi të dy konkurrentet final Arbri dhe Liam luftuan ashpër me njeri-tjetrin për çmimin final të 100 milionë lekëve. Fitues doli Arbri nga Kosova, një nga të vetmit fitues që janë futur në mes të lojës në “Big Brother” dhe kanë fituar çmimin e madh. Loja e tij gazmore dhe humori i tij e bëri shumë shpejt që të dali në pah karakteri i tij lozonjar. Arbri ishte i pari fitues nga Kosova në BB Albania.
Anaidi
Një edicion, i cili nxori një fitues të padiskutueshëm si Anaidi. Loja e tij u bazua në një inteligjencë të mprehtë që u dallua qartë në marrëdhëniet e tij me gjithë lojtarët e tjerë të “Big Brother”. Anaidi ishte fantastik në zbulimin e gjithë sekreteve të konkurrentëve të tjerë, gjë që ishte një nga qëllimet kryesore të edicionit numër 6. Ana e tij e ndjeshme ku ishte prej vitesh mik me një djalë me aftësi të kufizuara, e vlerësoi akoma më tepër si lojtar duke i dhënë pikë më shumë për të arritur më pas fitoren e edicionit të BB6.
Nevila
Ky është “Big Brother” i dytë ku u diskutua mbi fituesin. Ajo ishte fituesja e dytë femër, vajza gjirokastrite, e cila ishte rritur pa prindër. Nevila, një vajze e vuajtur nga periferitë tregoi një karakter shumë të qetë e miqësor me të gjithë. Shumë personazheve një sjellje e tillë duket se u pëlqeu, ndërsa shumë të tjerë e kanë urryer si personazh. Por, gjithsesi, ajo arriti të fitonte çmimin e madh prej 100 milionë lekësh. Mbase më shumë se aftësitë e saj, votimet e audiencës ishin për shkak të gjendjes së saj të mjerueshme dhe jetës nga e cila ajo vinte, duke përfituar kështu çmimin e madh.
Veseli
Rrugëtim 100 ditësh i Veselit ishte i mbushur jo vetëm me romanca, por, gjithashtu, u ballafaqua edhe me sfida të shumta. Pasi i rrëzoi nga loja katër konkurrentë, ishte Alba ajo që mbeti me të në fund si finaliste e vetme. Më në fund votat e publikut e dhanë fituesin në show-t që shumë herë u kontestua. Kësaj radhe megjithatë nuk kishte dyshime, sepse Veseli kishte përkrahjen më të madhe dhe ishte favorit për ta fituar garën. Ai arriti të fitojë çmimin prej 100 milionë lekësh, i cili ndahet pasi të dalë nga shtëpia. Veseli, një djalosh nga Prizreni arriti që gjatë gjithë periudhës sa ishte në “Big Brother Albania 8” të shfaqë karakter dhe të reflektojë mashkullin tipik kosovar.
Daniel dhe Fotini
Ndryshe nga gjithë vitet e tjera, “Big Brother Albania 9” vendosi të sillte fitues një çift dhe jo një person. Që në fillim përzgjedhjet e formatit ishin bërë me çifte ku spikasnin edhe fituesit Daniel dhe Fotini. Loja e tyre ishte akoma edhe më interesante duke qenë se ata u bënë çift brenda shtëpisë së famshme, dhe jo vetëm aq, por, gjithashtu, ata përfunduan duke u martuar, duke bërë kështu që për herë të parë pas 8 edicionesh, të realizohej një show i tillë përpara syve të mijëra ndjekësve brenda dhe jashtë vendit./Gazeta Shqiptare/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38