Flash News

KRYESORE

Vendimi për 23 kuksianët, policia “blindon” Gjykatën e Apelit në Shkodër

Ditën e sotme Gjykata e Apelit të Shkodrës do të shqyrtojë ankimimet e 23 masave të sigurisë të dhëna disa ditë më parë në Gjykatën e Tiranës për protestuesit e taksës së Rrugës së Kombit.

Ndërkohë në Gjykatë janë shtuar masat e sigurisë në mënyrë që të shmangen konfliktet, duke pasur parasyshë konfrontimin e forcave policore me deputetët e opozitës në seancën e kaluar në Gjykatën e Tiranës, ku mbeti i lënduar nënkryetari i PD-së dhe njëkohësisht kreu i grupit parlamentar Edmond Spaho.

Siç është lajmëruar edhe ditën e djeshme, në seancë do të marrin pjesë edhe deputetët e PD-së, si edhe Partia Demokratike e Shkodrës.

Të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues të medias, të cilët nuk do të lejohet të hyjnë me kamera.

Ndërkohë rruga pranë Gjykatës nuk pritet të krijojë probleme pasi është një rrugë dytësore.

Të fundit