Flash News

KRYESORE

Vendimi për deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Bujupi lihen në paraburgim

Vendimi për deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika

Deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të mbahen në paraburgim, raporton Gazeta Express.

Ky është vendimi që trupi gjykues i Gjykatë Themelore të Prishtinës ka marrë në fund të seancës gjyqësore që u mbajt të premten, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend të Kosovës, në vitin 2015.

Gjatë kësaj seance është përjashtuar deputetja Kadaj-Bujupi, për shkak te ofendimit të dëshmitarit Nuredin Ibishi, ish-deputet i LDK’së.

Të akuzuar në këtë rast janë edhe deputetët tjerë të VV’së, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu të cilët mbrohen në liri.

Seanca e radhës është caktuar të mbahet më datën 7 dhjetor 2017, në ora 09:00.

Për këtë seancë janë parë të ftohen dëshmitarë Armend Zemaj, Naser Osmani dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.

Të fundit