Flash News

KRYESORE

Vendimi për Dritan Dajtin, ministrja e Drejtësisë kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve

Vendimi për Dritan Dajtin, ministrja e Drejtësisë kërkon

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka komentuar sërish vendimin për uljen e dënimit të Dritan Dajtit. Gjonaj deklaroi se i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkimin e gjyqtarëve që kanë vendosur uljen e dënimit të Dajtit me 25 vite.

“Jam sërish këtu para jush për të folur ndaj vendimit të paprecedentë të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ndaj shtetasit Dritan Dajti. Ministria e Drejtësisë ka kryer të gjithë verifikimet paraprake.

Nga verifikimet rezulton se tre anëtarë nga pesë  gjithsej kanë vendosur uljen e dënimit  me 25 vite.  Për këtë arsye i jam drejtuar  KLGJ për marrjen e vendimit të shkarkimit të  tre gjyqtarëve.  Jam besim plotë se KLGJ-ja do të veprojë shpejt për procedimin disiplinor. Reagimi i qeverisë nuk ndalet as këtu, por edhe as me kaq”, u shpreh ministrja Gjonaj.

Të fundit