Flash News

KRYESORE

Vendimi për ekstradimin e Ballist Morinës, flet ministrja serbe e Drejtësisë

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburovic ka folur në lidhje me ekstradimin e Balist Morinës nga Kroacia.

Ajo ka deklaruar se pas vendimit të gjykatës pritet vetëm fjala e ministrit të Drejtësisë, por nuk dha asnjë afat me vendimin përfundimtar.

“Tani për tani nuk ka asnjë informacion kur do të vendosë Ministri i Drejtësisë së Kroacisë, nëse do të japë pëlqimin për ekstradimin apo jo”- tha Nela Kuburuvic. Ministrja thotë se vendimi mund të merret në çdo moment në afatin njëvjeçar.

Që prej qershorit të 2017 Ballist Morina ndodhet në paraburgim në Dubrovnik pasi u arrestua nga një mandat arresti nga Serbia sepse ngriti dronin në stadiumin e Beogradit në ndeshjen e tetorit të 2014 mes Serbisë dhe Shqipërisë. Drejtësia kroate ka vendosi pro ekstradimit të Morinës në Serbi, ndërsa tani pritet vetëm fjala e ministrit të Drejtësisë.

Të fundit