Flash News

KRYESORE

Vendimi për mandatin e Shpëtim Idrizit, KQZ e shtyn datën për shqyrtimin e kërkesës

Vendimi për mandatin e Shpëtim Idrizit, KQZ e shtyn datën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot  për të marrë në shqyrtim e kërkesës se PDIU-së, për mandatin e Shpëtim Idrizit, i cili në zgjedhjet e 25 qershorit kandidonte për qarkun e Tiranës, por nuk doli fitues.

Nga kjo mbledhje u vendos se kërkesa e këtij subjekti do të shtyhet për ditën e mërkurë dt. 12.07.2017, në orën 12:30.

Vendimi:

Tiranë më 10.07.2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet: 

- "Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 2, paraqitur në datën 08.07.2017, nga subjekti zgjedhor Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet". 

Pas relatimit, KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, ditën e mërkurë, dt. 12.07.2017, në orën 12:30. 

- “Për rezultatin e shortit për caktimin e relatorit të Kërkesës Ankimore nr. 3, paraqitur në datën 10.07.2017, nga subjekti zgjedhor Partia Demokratike”. 

Pas relatimit, KQZ vendosi kalimin për shqyrtim të kërkesës ankimore, ditën e mërkurë, dt. 12.07.2017, në orën 18:30.

Të fundit