Flash News

KRYESORE

Vendimi për protestuesit, Basha: Trafikantët në Parlament, të pafajshmit në burg. Ky është regjimi i Ramës

Vendimi për protestuesit, Basha: Trafikantët në Parlament,

Gjykata e Shkodrës dha vendimin për lirimin e 7 nga 11 të arrestuarit për protestën në “Rrugën e Kombit”. Ndërsa 4 qytetarë mbetën në burg.

Pas vendimit ka reaguar dhe kryedemokrati Lulzim Basha. Teksa e konsideron gjyskame vendimin e gjykatës, Basha shprehet, “4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament. Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera”.

Reagimi i Lulzim Bashës:

Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.

Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.

Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.

Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të popullit. Të gjitha mjetet e tjera do të përdorim të cilët padrejtësisht po mbahen në burg.

Të fundit