Flash News

KRYESORE

Vendimi për rihapjen e shkollave, reagon PD: Qeveria nuk ka asnjë plan

Vendimi për rihapjen e shkollave, reagon PD: Qeveria nuk ka asnjë plan

Pas vendimit të qeverisë për të hapur shkollat në shtator, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike, e cila e ka cilësuar këtë deklaratë si të nxituar "nën presionin e vazhdueshëm të PD".

Nëpërmjet një deklarate në Facebook, ish-deputetja demokrate Albana Vokshi, ka theksuar se dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime pasi sipas saj qeveria nuk ka asnjë plan.

Ajo gjithashtu u shpreh se mungonin udhëzuesit e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë, teksa bëri thirrje se strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike.

Më tej Vokshi shton se nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë.

Deklarata e plotë:

Deklarata e qeverisë për rihapjen e shkollave në shtator u bë në nxitim e sipër, nën presionin e vazhdueshëm të PD.

Dalja e dy ministreve krijoi më shumë paqartësi sesa dha sqarime, sepse qeveria nuk ka asnjë plan.

Një qeveri me plan, e cila nuk vepron në panik dhe nuk improvizon, do të kishte publikuar sot udhëzuesin e detajuar për rihapjen e shkollave në kushtet e pandemisë.

  • Sa të gjata do të jenë orët e mësimit?
  • Me sa turne do të jetë mësimi në Tiranë, ku shumica e shkollave janë me dy turne?
  • Me sa nxënës do të jetë një klasë?
  • Ku do të mësojnë nxënësit e shkollave të shkatërruara pas tërmetit?
  • Me rritjen e numrit të klasave me turne, sa është numri i mësuesve dhe ndihmës mësuesve që do të punësohen?
  • Cili është protokolli i sigurisë që do ndiqet në çdo shkollë dhe masat mbrojtëse që do sigurohen nga qeveria?
  • Mbi të gjitha, sa është buxheti shtesë për të përballuar pandeminë në shkolla?

Nxënësit, studentët dhe prindërit e tyre nuk kanë nevojë për daljet me skype e deklaratat boshe, që nuk sqarojnë asgjë.

Strategjia për rihapjen e shkollave duhet të jetë publike.

Të fundit