Flash News

KRYESORE

Vendimi për sekuestrimin e pasaportës së Tahirit, reagon avokati: Qesharake dhe absurde

Vendimi për sekuestrimin e pasaportës së Tahirit,  reagon

Në lidhje me vendimin e Prokurorisë për moslejimin e ish-ministrit Tahiri për të dalë jashtë Shqipërisë duke i sekuestruar pasaportën, ka folur avokati i tij  Maks Haxhia i cili e konsideroi këtë vendim qesharak dhe të pabazë pasi sipas tij nuk ka fakte të reja në lidhje me këtë dosje.

Ndërsa bisedat mes biznesmenit Sota dhe gruas së Tahirit ai nuk i konsideron si prova për të marrë këtë vendim.

“Vendimi është mbi të njëjtat gjëra. Nuk ka asnjë fakt të ri që gjykata duhet të iniciojë. Asnjë argument të ri nuk ka përvec atyre pasazheve që kanë dalë.

Kjo është qesharake e kërkesës dhe vendimit. Masa është si kofini pas të vjelit.

Patjetër që Simir Tahiri do të shkojë në Prokurori. Do angazhojmë të gjithë mjetet që na jep ligji për të kundërshtuar këtë vendim qesharak dhe absurd”, u shpreh Haxhia.

Të fundit