Flash News

KRYESORE

Vendimi për shembjen e Teatrit, Meta: Marrëzi e jashtëzakonshme e qeverisë në kushtet e pandemisë

Vendimi për shembjen e Teatrit, Meta: Marrëzi e jashtëzakonshme e

Presidenti Ilir Meta i ka cilësuar aktet e ndërmarra për shembjen e Teatrit Kombëtar, si një veprimtari e mirëstrukturuar kriminale. Në një prononcim për mediet nga Kavaja, Meta u shpreh se veprimet e tilla në një kohë kur pandemia mbetet ende një shqetësim dhe janë një provokim serioz i paqes në vend.

“Të jemi të vëmendshëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe historike sepse çdo humbje është e parikuperiueshme dhe cenim i identitetit tonë kombëtar.

Teatrin e mbron më mirë se kushdo tjetër Kushtetuta dhe konventat që prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur teatrin pa shteruar rrugën e plotë kushtetuese dhe ligjore të kësaj çështjeje që ka marrë dhe dimension ndërkombëtar dhe evropian. Tani u njoha edhe me reagimin e komisioneres evropiane për kulturën që bën thirrje për dialog.

Nuk kam diçka të re nga 24 orë më parë, por ende nuk mund të besoj disa fakte dhe akte më duket papërgjegjshmëri tej çdo ekstremi dhe çdo llogarie pasi nuk kemi të bëjmë me shkelje të kushtetutës dhe ligjeve, nuk kemi të bëjmë vetëm me përgjegjësi penale të atyre që do të prishin Teatrin Kombëtar, por faktet flasin për një veprimtari të mirëstrukturuar kriminale që do të ishte e paamnistueshme në çdo kohë.

Na mjaftojnë kazmat e komunizmit ndaj kishave dhe xhamive në 67. Në këtë kohë pandemie nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë që t'i vëmë kazmën Teatrit Kombëtar duke u vënë kazmën negociatave me BE, por do të minonte edhe paqen sociale në vend. Shpresoj që të ketë një reflektim. Shpresoj që aktet që kam parë në media të mos jenë të vërteta”, deklaroi Meta.

Të fundit