Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Vendimi për Sirinë, Trump anulon pjesëmarrjen në samitin latino-amerikan
Presidenti amerikan, Donald Trump nuk do të marrë pjesë, ashtu siç ishte parashikuar, në samitin e Amerikave, që do të zhvillohej këtë fundjavë në Lima, por do të qëndrojë në Uashington për t’u marrë me dosjen siriane, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.
“Më kërkesën e presidentit Trump, zëvendëspresidenti Mike Pence do të marrë pjesë në samitin e Amerikave”, tha Sarah Sanders, zëdhënëse e ekzekutivit amerikan.
“Presidenti do të qëndrojë në SHBA për të mbikëqyrur përgjigjen amerikane kundër Sirisë”, shtoi ajo.
Regjimi sirian i presidentit Assad akuzohet për një sulm kimik në qytetin Duma, ku humbën jetën dhjetëra civilë. Trump ka paralajmëruar një përgjigje të ashpër në muajt në vijim, duke mos përjashtuar as ndërhyrjen ushtarake.