Vendimi për Tahirin, Murrizi paralajmëron nga Kuvendi: Mund të plasin filmime në orën 16:00

Deputeti Myslim Murrizi duke ju referuar gjyqit për Saimir Tahirin, paralajmëroi nga foltorja e Kuvendit se ish-ministri Tahiri mund të publikojë ndonjë kasetë me filmime sot në orën 16:00, pikërisht në momentin kur gjykata do të japë vendimin ndaj tij.

“Jam kundër kësaj beteje false që keni me njëri-tjetrin. Mbase dhe Tahiri ka ndonjë kasetë dhe do e shihni këtë në orën 16:00, kur të plasë filmimet”, u shpreh Murrizi.

Pas seancës të sotme, vendimi për Saimir Tahirin pritet në orën 16:00.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 12 vite burg, por me kërkesën për gjykim të shkurtuar atij i zbritet 1/3 e dënimit, pra 8 vite në total.