Flash News

KRYESORE

Vendimi për teatrin, Laert Vasili: Bota e vjetër do të shembet, një e re do lulëzojë gërmadhash

Vendimi për teatrin, Laert Vasili: Bota e vjetër do të shembet,

Vendimi i qeverisë për Teatrin Kombëtar ka ngjallur reagime të shumta.

Regjisori Edmond Budina tha se artistët janë kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa e cilësoi një akt lufte ndaj kulturës evropian.

Në një intervistë për Euronews Albania, Budina tha se artistët janë gati të përgjigjen për këtë akt.

“E dinimin dhe jemi të përgatitur. Ky është një akt lufte ndaj kulturës evropiane. Jemi atje dhe jemi përgatitur. E gjithë Evropa është në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. 24 korriku nuk ishte asgjë me atë çka do të ndodhi nëse do të përpiqen të vijnë dhe në mënyra hajdutshe, ku në kohë pandemie këta merren me hajdutëllëqe. Mafia e pushtetit, mafia reale përpiqet të vjedhë truallin”, deklaroi regjisori i njohur.

Ndërsa paralelisht ishte i ftuar edhe aktori Leart Vasili, i cili tha se vendimi vjen një ditë para 9 majit që është dita e fitores ndaj fashizmit.

“9 maji është dita e fitores ndaj fashizmit dhe pikërisht ky vendim vjen ashtu siç mund ta lexojë unë, në një metaforë të shpërthyer, ajo godinë e cila është themeluar dhe ndërtuar gjatë kohës së pushtimit nazifashist vjen për t'u shembur tani. Ashtu si heroi Qemal Stafa, thotë bota e vjetër do të shembet dhe një botë e re do të lulëzojë gërmadhash”, tha Vasili.

Regjisori Budiuna ndërhyri duke thënë se edhe ata që protestojnë kërkojnë zhvillimin, por duhet bërë duke ruajtur trashëgiminë. “Learti e do më shumë zhvillimin e Tiranës se sa unë që kam lindur dhe rritur këtu. Vetëm nëse ruajmë trashëgiminë do të zhvillohemi. Në këtë mes nuk ka zhvillim por ka vetëm vjedhje. Ne do të jemi atje, le të vijnë ta provojnë. Ata po ju futën gjysmën do ta bëjnë kulla. Të shkatërrosh një teatër 80-vjeçar ku e gjithë Evropa, që ka luftuar kundër fashizmit dhe nazizmit janë kundër prishjes. Aty është historia e gjithë kulturës shqiptare. Teatri nuk e ka bërë historinë në fashizëm”, deklaroi Budina.

Të fundit