Flash News

KRYESORE

Vendimi përfundimtar për Tahirin, BE: Presim rezultate konkrete nga Prokuroria

Vendimi përfundimtar për Tahirin, BE: Presim rezultate konkrete nga

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, të martën, është shprehur në lidhje me zhvillimet e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri .

Soreca tha gjatë intervistes me drejtuesin e emisionit ‘Opinion’, gazetarin Blendi Fevziu se pret që çështja të ecë dhe të përfundojë duke paraqitur rezultate nga Prokuroria e Përgjithshme, pasi është e rëndësishme të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.

“Pres që çështja të ece, të përfundojë dhe të paraqiten rezultatet nga Prokuroria e Përgjithshme, sepse mendoj se është në interes të të gjithëve, përfshirë të akuzuarin, të kemi një formulim të qartë për atë që ka ndodhur.

Nuk i kam parë qartë dokumentet, por ajo që mund të them është se autoritetet gjyqësore shqiptare ende po hetojnë. Presim që ky hetim të përfundojë dhe pastaj do te dimë çfarë mendojnë autoritet sovrane shqiptare”, përfundoi ai.

Të fundit