Vendimi që u mor pas mbledhjes së LSI-së

Ka përfunduar mbledhja e grupit te Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku mësohet LSI ka mbledhur firmat për Metën, President. Vendimi erdhi menjëherë pas mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force, e cila u mblodh me urgjencë rreth orës 17:00 për rreth 90 minuta për të vendosur për çështjen e Presidentit.

Për të bërë zyrtare kandidaturën Metës i mungon vetëm firma e një deputeti. Lista me firmat e 19 deputetëve do t’i dorëzohet kryesisë së Partisë Socialiste, e cila do të mblidhet në orët e mbrëmjes. Deri tani, për zgjedhjen e kreut të shtetit janë djegur tre raunde votimi, ndërkohë që i katërti është planifikuar të mbahet të premten në orën 17:00.

Ja çfarë ndodhi përpara mbledhjes:

Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur me urgjencë grupin parlamentar për të diskutuar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri.

Grupi parlamentar pritet të marrë një vendim për çështjen e Presidentit. Nuk dihet ende nëse do ketë një kandidat të propozuar nga LSI. Kreu i grupit parlamentar i PS­së Gramoz Ruçi, nga Kuvendi i bëri thirrje Ilir Metës dhe LSI­së që të vendosë për çështjen e Presidentit