Flash News

KRYESORE

Vendimi surprizë i Edi Ramës për administratën, e hëna do jetë pushim

Vendimi surprizë i Edi Ramës për administratën, e hëna

Kryeministri Edi Rama ka firmosur vendimin në Këshillin e Ministrave për të shpallur ditë pushimi të hënën e 27 nëntorit, për punonjësit e administratës shtetërore. Vendimi është publikuar sot, por nuk dihen arsyet e kësaj ‘bujarie’ të Ramës me administratën.

Duke nisur nga kjo fundjavë, punonjësit e administratës do të kenë pesë ditë pushim, përveç të shtunës dhe të dielës, Rama u shtoi edhe të hënën, ndërkohë që 28 dhe 29 nëntori, e martë dhe e mërkurë, janë pushim zyrtar pasi festohet shpallja e pavarësisë dhe dita e çlirimit. Administrata do rikthehet në punë për dy ditë javën e ardhshme, të enjten dhe të premten, për të marrë sërish pushimet e fundjavës.

Gjithsesi, në vendim thuhet se pushimi i 27 nëntorit do të zëvendësohet me një prej ditëve pushim të parashikuar në kalendarin e këtij viti.

Të fundit