Vendin e Jonida Maliqit e zë Eva Murati

3-shat kanë dalë kësaj radhe nga liqeni me një të katërt që zakonisht është Jonida Maliqi por kësaj radhe jo. Është Eva Murati ajo që shoqëron vëllezërit binjakë Veshaj dhe Bora Zemanin.

Eva është e ftuara e sotme në puntatën e dytë të “3-shat” në Tring dhe Vizion Plus. Dhe mesa duket ata kanë realizuar një nga skeçet e tyre tek liqeni.

#Treshat behen 4 me mua sonte ora 21:00 !
Na ndiqni ne Tring dhe Vizion Plus,”
– shkruan Eva krahas fotove të publikuara në Instagram.

Në punatën e javës së shkuar, e ftuara e parë ishte Jonida Maliqi e cila po përjeton dhe një histori dashurie me Romeo Veshajn, autorin e “3-shat”.