Vendin e parë për kamerën më cilësore tashmë e ka Samsung S10

Në renditjen e kamerave më të mira, DxOMark ka rënditur në vendin e parë kamerat e Galaxy S10 5G.

Por çfarë është DxOMark?

Është një standard i besueshëm i testimit të pavarur për cilësinë e imazhit të kamerës së smartfonëve. Duke përdorur protokolle rigoroze të testimit, DxOMark ju  mundëson konsumatorëve një vlerësim të paanshëm dhe të besueshëm për performancën dhe cilësinë e kamerës së smartfonëve.

DxOMark ka vlerësuar aftësitë filmike dhe fotografike të kamerës së pasme të Galaxy S10 5G, duke i dhënë një rezultat të përgjithshëm prej 112 pikësh, me 117 në foto dhe 100 në video, pajisja e parë që arriti 100 pikë. Testimi i DxOMark-it pranon që kamera e pasme e Galaxy S10 5G ka një autofokus të shpejtë dhe të saktë, duke kapur foto që kanë një nivel të lartë të ruajtjes së detajit, dhënies së ngjyrave dhe ekspozimit në kushte të ndryshme.