Flash News

KRYESORE

Vendosen datat se kur do të mbahet sërish 'Eurovision'

Vendosen datat se kur do të mbahet sërish 'Eurovision'

Pandemia e COVID-19 ka bërë që eventet më të rëndësishme në botë nga të gjitha fushat të shtyhen apo të anulohen për të parandaluar përhapjen e koronavirusit por edhe për të respektuar protokollet e lëshuara prej secilës qeveri të orientuara sipas OBSH-së.

Arilena Ara duhej të përfaqësonte Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”, por situata me koronavirusin bëri që organizatorët të shtyjnë mbajtjen e festivalit në Rotterdam, që ishte parashikuar në maj. Festivali do të mbahet në të njëjtin vend, një vit më pas, ndërsa është vendosur edhe data përfundimtare.

Është konfirmuar se dy gjysmëfinalet do të zhvillohen në 18 maj dhe 20 maj dhe finalja e madje në 22 maj 2021. Por nuk dihet ende nëse do të jetë Arilena ajo që do të përfaqësoje Shqipërinë apo dikush tjetër.

Të fundit