Flash News

KRYESORE

Vendosen tabelat, aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe në shqip

Vendosen tabelat, aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe në shqip

Ekipet e NP-së “Rrugët e Maqedonisë”, kanë vendosur tabelat e reja në Shkup në gjuhën, pas ndryshimit të emrit të aeroportit nga “Aleksandri i Madh” në Aeroporti Ndërkombëtar.

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” hoqi tabelat e autostradës në drejtim me Greqinë që mbanin emrin “Aleksandri i Madh”, dhe i vendosi tabelat e reja me emrin e ri “Miqësia”.

Vendimi për këtë ndryshim u mor nga dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras në Davos të Zvicrës, në kuadër të Forumit Botëror Ekonomik. Një hap i tillë është vlerësuar pozitivisht nga Athina, duke e parë si dëshmi se Maqedonia po heq dorë, sipas tyre, nga irredentizmi.

Të fundit