Flash News

KRYESORE

‘Vendoseni Kosovën në hartë’, ministri Cakaj i dërgon letër kompanisë Apple

‘Vendoseni Kosovën në hartë’, ministri Cakaj i

Ministri në Detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj, së bashku me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, i kanë dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave për të vendosur kufijtë e Kosovës në në shërbimin e Apple Maps.

Me anë të kësaj letre, Cakaj i kërkon këtij të fundit marrjen e masave të nevojshme, për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps.

“Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, theksoi Cakaj në një postim në Facebook.

Po ashtu Cakaj theksoi se Shqipëria do të vazhdojë mbështetjen e pakursyer për Republikën e Kosovës, në mënyrë të pakushtëzuar e në çdo rrethanë.

Të fundit