Flash News

KRYESORE

Vendoset data e re e koncertit, kur do të vijë Maluma në Tiranë

Koncerti i këngëtarit të njohur në gjithë botën, Malumës, që do të mbahej me 14 mars, u shtye në një afat të pacaktuar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Koncerti që do të mbahej Ditën e Verës u anulua pas bisedimeve edhe me qeverinë, gjë të cilën  e konfirmoi edhe Maluma, i cili së fundi ka zbuluar edhe datat e reja të turit botëror.

Për Tiranën është vendosur data 6 shtator 2020.

Koncerti madhështor do të mbahet në sheshin “Nënë Tereza”. Për të gjithë ata që kanë blerë biletat, organizatorët kanë njoftuar se ato janë të vlefshme për datën e re.

Të fundit