Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Publikohet data kur do të performojë Shqipëria në Euovision
I vendosur në qendër të akuzave, reagon Haki Çako: Kemi marrë të gjitha masat për të dielën
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka qenë vazhdimisht në qendër të akuzave, kryesisht nga LSI, për mbarëvajtjen e fushatës elektorale dhe procesit zgjedhor. Në një komunikim për mediat, Çako tha sot se policia ka marrë të gjitha masat për të dielën.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë të gjitha veprimtaritë e paligjshme më 25 qershor.
"Policia ka marrë masat duke përcaktuar punonjësit e policisë për çdo qendër votimi në kuadër të kodit zgjedhor. Të gjithë punonjësit e policisë janë të pajisur me një dokument që është libri i shefit, ku pasqyrohen detyrat e tij dhe marrëdhëniet me çdo përfaqësues në QV me subjektet e tjera. Policia ka marrë masat dhe në drejtorinë përgjithshme është ngitur qendra për menaxhimin e procesit zgjedhor ku ka përfaqësues nga të gjithë strukturat dhe asistojnë ekspertë të misioneve të huaja që asistojnë në polici. Prej disa kohësh një taks forc po drejtohet nga Ledina Mandija, zv.kryeministrja dhe monitoron veprimet e policisë, ku kreu i Policisë raporton për të gjitha detyrat e kryera. Ftoj subjektete të telefonojnë në numrta e përcaktuara për cdo veprimtari të paligjshme elektorale apo në konstatime të ndryshme për punonjës të policisë që konstatohen në mosveprim të ligjit", tha Çako.
Nesër zgjedhjet, ja si të kontrolloni ‘online’ emrin në listë dhe qendrën ku votoni