Flash News

KRYESORE

I vënë flakën gjatë natës makinës së parkuar pranë banesës

I vënë flakën gjatë natës makinës së parkuar

Një makine tip ''Lexus'' i është vënë zjarri qëllimisht në Vlorë, pak pas mesnate. Makina e përket Spiro Pandos dhe ishte marrë nga përdorim nga R.D. Ai e kishte parkuar pranë shtëpisë së tij kur iu vu zjarri.

"Më datë 11.12.2017, rreth orës 00:35, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen “ Partizani”, është duke u djegur një mjet. Policia dhe zjarrëfiksja kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve të zjarrit. Nga verifikimet paraprake të Policisë ka rezultuar se mjeti tip ''Lexus'', në pronësi të shtetasit S.P., ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit R.D., i cili e kishte edhe në përdorim këtë mjet prej disa ditësh. Mjeti është dëmtuar pjesërisht në pjesën e përparme, dhe dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

Të fundit