Flash News

KRYESORE

Venezuela i përgjigjet Trump-it: Sovraniteti nuk diskutohet, mbrohet

Venezuela i përgjigjet Trump-it: Sovraniteti nuk diskutohet, mbrohet

Zëvendës presidentja e Venezuelës, Delice Rodrigues është shprehur se shteti është i gatshëm për të zmbrapsur një sulm ushtarak sa herë që të jetë e nevojshme.

Reagimi i Rodrigues vjen si kundërpërgjigje ndaj Presidentit Donald Trump, i cili tha se një ndërhyrje ushtarake është “një opsion” në Venezuelë.

Duke folur për mediat ruse të dielën, Rodrigues tha se Venezuela e konsideron vërejtjen e Trump si të papranueshme.

“Nëse një sulm do të ngrihet mbi sovranitetin e vendit, ushtria dhe njerëzit e saj janë plotësisht të përgatitur për t’u hakmarrë”, theksoi ajo, duke e quajtur çështjen e pavarësisë së vendit të panegociueshme. “Sovraniteti nuk diskutohet, mbrohet,” theksoi ajo.

Të fundit