Flash News

KRYESORE

Venezuela ndërpret lidhjet diplomatike me SHBA-në

Venezuela ndërpret lidhjet diplomatike me SHBA-në

Me mijëra qytetarë në Venezuelë dolën në rrugët e kryeqytetit Karakas, për të protestuar në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për rrëzimin e qeverisë së presidentit Nicolas Maduro.

Maduro u betua për një mandat të dytë në fillim të janarit, pas zgjedhjeve që u cilësuan si të turpshme nga shumica e komunitetit ndërkombëtar.

Dje, presidenti amerikan Donald Trump njohu zyrtarisht kreun e opozitës venezueliane, Juan Guaido, si president të përkohshëm të vendit, një veprim që u pasua menjëherë edhe nga qeveria e Perusë fqinje, që ka mbajtur një barrë të rëndë të refugjatëve nga Venezuela.

Pas këtij veprimi, Maduro u shfaq sfidues, duke ndërprerë lidhjet diplomatike me atë që e quajti “qeveri imperialiste e Shteteve të Bashkuara”, duke iu dhënë 72 orë kohë stafit diplomatik amerikan që të largohet nga vendi.

Të fundit